Formacionet zyrtare/ Pjaniç përballë së shkuarës dhe Fati në stol, ja rreshtimet për Juventus-Barcelona

Vetëm pak momente na ndajnë nga emocionet e supersfidës mes dy gjigantëve të futbollit europian. Megjithëse në një fillim sezoni jo të mirë, një përballje mes Juventusit dhe Barcelonës premton gjithnjë spektakël. një rikthim përballë së shkuarës do të jetë mbrëmja e sotme për Miralem Pjaniç. Mesfushori boshnjak do të zbresë në “Alianz Stadium”, por këtë herë jo me fanellën bardhezi, pasi do të ketë veshur atë të katalanasve.

Pirlo dhe Koeman kanë zgjidhur të gjitha dilemat e tyre dhe kanë publikuar formacionet zyrtare. Ansu Fatu duket se është ende i ri për të përballuar një përballje të një rëndësie të tillë dhe trajneri holandez ka vendosur ta lënë në stol, për të hedhur në sulm treshen Mesi, Grizman dhe Dembele. Ndërkohë në krahun tjetër Dibala rikthehet aty ku i takon dhe do të kërcënojë portën e Neto së bashku me Moratën dhe Kiezën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online