VIDEO/ Art nga Barcelona dhe 2 gola të anuluar, mbyllen 45 minutat e para në Torino

Kanë përfunduar 45 minutat e para në “Alianz Stadium“ në Torino, ku Juventusi është duke humbur me shifrat 0-1. Një ndeshje që ka nisur vrullshëm me Barcelonën që “pushtoi” zonën e bardhezinjve në minutat e para, kur arritën të trondisnin edhe shtyllën me Grizman.

Por goli do të vinte në minutën e 14 të përballjes. Një pasim perfekt nga Leo Mesi dhe më pas Dembele dhuron një gol për korniz, megjithëse fati i vjen në ndihmë falë devijimit të topit nga kundërshtarët. Megjithatë mbetet sërish një “art” i bukur për t’u parë.

Ndërkohë Juventusi është kundërpërgjigjur që me askionin e radhës, duke tundur rrjetën me Moratën, por arbitri dhe VAR-i bien në të njëjtin mendim se goli duhet të anulohet. Festa e sulmuesit spanjoll do të ngrinte edhe njëherë tjetër gjatë pjesës së parë, teksa sërish do t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/HagridFCB/status/1321546407883530241

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online