VIDEO/ “Mos harro të më përshëndesësh kur të zëvendësoj”! Ançeloti i bën moral, ylli i Realit “e injoron”

Reali i Madridit përmbys Vijarealin me shifrat 2-3 dhe siguron kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Rodrigo e nisi titullar këtë takim, por zëvendësohet në pjesën e dytë, vetëm një minutë përpara se Vinicius të shënonte golin e parë për Realin. Menjëherë pas këtij momenti kamerat kanë regjistruar Ançelotin të drejtojë gishtin nga Rodrigo dhe të flasë me të.

Çehrja në fytyrën e italianit të linte të kuptohej se bëhej fjalë për diçka serioze. Vetë Ançeloti ka sqaruar situatën pas përfundimit të ndeshjes, duke u shpjeguar në media: “Tension me Rodrigon? Jo, i thashë të mos harronte të më përshëndeste kur zëvendësohej”. Gjithsesi, braziliani duket se nuk e ka mësuar leksionin, pasi nga pamjet dukej qartë mungesa e vëmendjes prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online