“Nuk e di nëse ju mungoj, por mua Shqipëria më mungon shumë”, Reja: Salihi dhe Bulku ishin ëngjëjt e mi mbrojtës

Edi Reja ka dhënë një intervistë të gjatë për “RTK”-në, ku ka treguar mënyrën se si është ndjerë te Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian vë në dukje sukseset e arritura me kuqezinjtë dhe shprehet se i mungon shumë Shqipëria. Përveç pritjes së mirë të shqiptarëve, Reja vlerëson edhe punën e Bulkut me Salihin, që ndryshe i quan si ëngjëjt e tij mbrojtës.

“I falenderoj të gjithë. Nuk e di nëse u mungoj atyre, por mua më mungon shumë. Unë kam gjetur miq shumë të mirë. Kam pasur komoditet dhe kemi bërë një punë shumë të madhe gjatë këtyre 3 viteve. Praktikisht skuadra nga Liga C, ka dalë në B (në Ligën e Kombeve), duke arritur për pak edhe kualifikimin në “play off” për në Botëror. Në fillim është dukur si e tepërt pas shortit që kemi pasur, por jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. Njerëzit më kanë pritur shumë mirë. Pas rezultateve që kemi pasur në fillim, unë ndihesha shumë i stimuluar, sepse njerëzit na donin.

Përveç meje, kemi krijuar një grup shumë të mirë së bashku me përgatitësit teknik, asistentëve Bulku dhe Salihi, që kanë qenë ëngjëjt e mi mbrojtës që më kanë mbështetur në këtë aventurë. Dua ti falenderoj edhe ata. Ka qenë një strukturë shumë e përshtatshme për të punuar së bashku. Lojtarët janë rritur, sepse skuadra në fillim nuk ka qenë e strukturuar mirë. Mirëpo kemi formuar një grup me të cilin kemi arritur rezultate dhe kemi vendosur objektiva të rëndësishme. E falenderoj të gjithë publikun shqiptar dhe në veçanti Federatën shqiptare.”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online