Një fund dramatik ishte i sotmi për Formula 1. Verstapen dhe Hamilton ndodheshin në të njëjtën kuotë pikësh, ndërsa piloti që do të triumfonte në garën e fundit të Abu Dhabi, do të fitonte edhe titullin kampion. Verstapen u nis i pari, por Hamilton e parakaloi në kthesat e para duke e nxjerrë disi nga pista. Vetëm pak xhiro nga fundi dhe Hamilton ishte kampioni i Formula 1 pasi kishte shkëputjen e duhur për të fituar. Por dalja nga pista e Latifit vetëm pak nga fundi, futi makinën e sigurisë ku u zëruan diferencat.
Verstapen shkoi menjëherë për të ndërruar gomat, ndërsa Hamilton nuk e bëri një gjë të tillë për të mos humbur më vende. Kishte vetëm një xhiro nga fundi dhe do të vendosej që Verstapen të kalonte makinat e dubluara, për t’iu ngjitur pas Hamilton. Me diferencën e shkurtuar dhe me gomat e forta, Verstapen arriti të kalonte Hamilton në xhiron e fundit. Shumë emocione për fituesin e kampionit të botës që i hoqi shansin e artë Hamilton dhe shpëtoi Shumaker, pasi në të kundërt, Hamilton shkonte me 8 tituj. /Sport Ekspres/