“Nuk është me të shtypur butonin”! Trajneri i ri i Egnatias flet pas Kastriotit: Ishte fushë që donte agresivitet dhe jo teknikë

Kastrioti ka arritur që të fitojë ndaj Egnatias në shifrat 1-0. Krutanët ishin më kërkues në portën kundërshtare për ta fituar me patjetër këtë takim, duke parë edhe gjendjen e tyre me vendin e fundit të kampionatit.

Spartak Ajazi arriti që të realizonte nga një goditje standarte, për t’i dhënë tre pikëshin krutanëve. Cyrbja kërkoi barazimin në minutat e fundit, por portieri i Kastriotit arriti që të shpëtonte portën. Pas kësaj përballje, Egnatia ndodhet në një situatë të vështirë, ndryshe nga fillimi i kampionatit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ramadani: “Duhet të shohim nga vetja dhe të mos gjejmë justifikime. Shkonim shumë mirë deri në portë, por nuk arrijmë të realizojmë. Po pësojmë gol nga goditjet standarte. Një moment vendos ndeshjen dhe ashtu ndodhi. Ishte një fushë që donte më tepër vrap, agresivitet dhe jo teknikë. Kjo humbje sot është më e madhe sesa 3 pikë. Nuk është me buton, që të shtypim butonin dhe të rregullohet gjithçka. Jemi në rrugën e duhur për të shkuar te fitorja”

Ndreu: “Ne kemi pasur shumë mungesa në ndeshjet e fundit, jo për justifikim. Ndërsa rezervat tona nuk i kanë kapacitet e duhura dhe nuk kemi nivel kundër ekipeve si Tirana, Partizani. Ishte e rëndësishme që të fitonim sot në një përballje direkte me Egnatian. Nëse do të humbisnim apo barazonim, atëherë do të largoheshim shumë. Ajazi u shpërblye me gol dhe është vërtet mirë. Ne kemi hasur vështirësi për të shtyrë topin në rrjetë. Do të marrim nga një lojtar për repart në merkaton e janarit. Duhet t’i kemi në nivel më të mirë se këta që janë që të mos kemi frikë në fund të kampionatit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online