Ndeshja e shumëpritur mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Ekipi i Jurgen Klopit ka dominuar kundërshtarin, por në në fund nuk ka arritur të dërgojë topin në rrjetën e “djajve të kuq“. Një shans i artë erdhi për Sadio Mane, në momentet e fundit të pjesës së parë, kur pas një pasimi të dhuruar nga Alkantara, del një për nje me De Gean.
Por arbitri Pol Tirnej i ka shuar shpresat për një gol Liverpulit. Arbitri kryesor i kesaj sfide vendos t’i fryjë bilbilit pavarësisht se kishin mbetur ende edhe pak sekonda nga përfundimi i pjesës së parë si dhe kishim të bënim me një rast për gol. Një vendim i tillë ka bërë që zgjënjimi të mbizotërojë te të kuqtë, që nuk mund t’i besonin syve për shansin e artë që iu mohua nga gjyqtari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— The Transfer Room (@TransferRoom_) January 17, 2021