Nga magazinier në golashënuesin më të mirë, historia e veçantë që vjen nga Italia

Jeta është e paparashikueshme dhe në momentet kur duket duket se suksesi është larg, atëherë vjen edhe surpriza më e bukur. Të shpeshta janë historitë në futboll, ku pas vuajtjeve dhe sakrificave të mëdha fshihen lojtarë që kanë hyrë në historinë e këtij sporti. Një histori e veçantë vjen nga Italia dhe si kryefjalë ka Davide Diaw.

Lojtari italian me prejardhje nga Senegali sheh veten të ketë ndryshuar katërcepërisht, ku nga një magazinier në rininë e tij, tashmë kryeson listën e golashënuesve në Serie B. Sulmuesi 29-vjeçar ka lënë pas krahëve punët fizike dhe nuk është dorëzuar as në Ligat më të ulta të futbollit italian për të arritur të shijojë një moment të tillë. Në 16 ndeshje Diaw ka arritur të tundë rrjetën plot 10 herë, duke qenë arma më e fortë e Pordenones në këtë sezon. Ndoshta pas një ecurie të tillë mund të vijë edhe hapi më i madh në karrierën e tij, ai i të luajturit në Serie A. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online