Xhordan Pikford mori vëmendjen e të gjithëve në Kupën e Botës, teksa me Anglinë e tij bëri paraqitje mbresëlënëse, duke e ndihmuar përfaqësuesen e “Tre Luanëve” që të shkonte deri në gjysmëfinale. Pikford fitoi simpatinë e të gjithëve, por duket se ai jo vetëm që ka aftësi mahnitëse në portë, por dhe nuhatjen e një lojtari goli.
Në përfundim të seancës së pardjeshme stërvitore, Pikford ka parë një top në goditjen e këndit dhe pa u menduar dy herë e ka goditur, duke realizuar një gol të mrekullueshëm direkt nga goditja e këndit. E veçantë, pasi edhe lojtarët e reparteve ofensive do u duhet që të bëjnë pak llogari për të qenë aq preciz. Pikford jo!
Ai është një portier dhe nuk mund të largohet nga zona, por trajneri duhet ta marrë në konsideratë ndonjëherë kur skuadra të jetë në vështirësi që ta shtojë forcën sulmuese.
— England (@England) November 14, 2018