Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së gjashtë të Premier Ligës. Fulhemi ka barazuar me Uotfordin me rezultatin 1-1. Ndeshja nisi me gol dhe sulmuesi Andre Grei kaloi miqtë në avantazh në minutën e dytë të takimit.
27-vjeçari shfrytëzoi një pasim të Hjuxhs, goditi nga brenda zonës dhe kaloi Uotfordin përpara. Pjesa e parë nuk solli gola të tjerë, ndërsa Fulhem gjeti barazimin në pjesën e dytë.
Serbi Mitroviç barazoi takimin në minutën e 78-të, pas pasimit të Vietos, duke u ngjitur në kuotën e pesë golave në krye të tabelës së golashëneueve, së bashku me Hazardin e Çelsit. Sfida nuk pati më gola dhe gjithçka u mbyll në barazim.
Me pikën e marrë, Fulhemi ngjitet në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Uotfordi reagoi pas humbjes në shtëpi me Mançester Junajtid, duke u ngjitur momentalisht në vendin e katërt, në kuotën e 13 pikëve.
Fulhem – Uotford 1-1
(Mitroviç 78’/Grei 2’)