VIDEO/ Minuta e 87 dhe topi me të njëjtën shpejtësi, zbulohet se me sa km/orë shkoi topi në portë në supergolin e Rei Manaj

Rei Manaj është padyshim lojtari shqiptar më në formë i momentit. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar një tjetër gol, këtë herë në fitoren 1-0 të Sivaspor kundër Konyaspor. Në minutën e 87 të takimit, sulmuesi ka dhuruar një predhë nga distanca që përfundoi në rrjetë.

Fillimisht Manaj mori përsipër një goditje dënimi, teksa shumë herë ka realizuar prej andej. Në tentavivën e parë Manaj dështoi, por pasi topi iu kthye nga muri mbrojtës, Manaj tentoi sërish nga distanca duke gjetur cepin e rrjetës. Nuk vonoi shumë dhe mediat turke zbuluan shpejtësinë e topit në goditjen e Manajt. Sipas asaj që raportohet, bëhet fjalë për 87 km/orë, aq sa ishte edhe minuta kur u shënua goli. /Sport Ekspres/