Milot Rashica i ka dhënë fund ngërçit të golave më Noruiçin. Pas një pritjeje të gjatë, sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën për herë të parë me fanellën e “kanarinave”. Noruiç ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Çarltonit ditën e sotme, ku goli i vetëm erdhi pikërisht prej këmbëve të Rashicës.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës shërbehet mjaft mirë në zonë, nga ku i gjendur fare pranë portës nuk e ka aspak të vështirë të shtyjë topin përtej vijës fatale. Rashica ka kështu dyfish arsye për të festuar, si për golin e parë në Angli, ashtu edhe për faktin se arrin të kualifikojë skuadrën e tij në raundin tjetër të FA Cup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Relive Milot Rashica's first goal for Canaries! ?#EmiratesFACuppic.twitter.com/mdvKoAdmEJ
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) January 9, 2022