“Do ta zëvendësojmë Bogën me lojtarë të perspektivës”, drejtori sportiv i Sasuolos: Bajrami? Empoli ka shumë lojtarë të rinj

Sasuolo ka shkatërruar Empolin me rezultatin e thellë 1-5 ditën e sotme, duke marrë kështu një fitore mjaft bindëse. Përpara fillimit të takimit, drejtori sportiv i ekipit ka folur edhe për zërat e merkatos. I pyetur për Bajramin, Rosi ka thënë se klubi dëshiron të investojë në lojtarë të rinj që janë të perspektivës, por nga ana tjetër shtoi se te Empoli futbollisti shqiptar nuk është i vetmi që i përmbush këto parametra.

“Synimi për ta zëvendësuar Bogën është aty, do të bëjmë diçka. Jemi duke vlerësuar dhe fatmirësisht kemi kohë për të investuar në lojtarët për të ardhmen, siç është në natyrën tonë. Empoli ka shumë lojtarë të rinj të mirë: Viti, Riçi, jo vetëm Bajrami. Kanë kohë që luajnë futboll dhe historia na mëson se janë të mirë”, ka thënë Xhovani Rosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online