VIDEO/ Përmbysja dramatike e Juventusit për 7 minuta shokon Murinjon, bardhezinjtë bëjnë mrekullinë mes 7 golave

Përballja e sotme mes Romës dhe Juventusit ka sjellë emocione që çdo tifozë dëshiron t’i përjetojë. Bardhezinjtë kanë bërë mrekullinë në “Olimpiko”, duke fituar 3-4 kundër verdhekuqve. Fillimisht ishte Roma ajo që zhbllokoi rezultatin, teksa Tami Abraham tund rrjetën në minutën e 11. Kundërpërgjigja nuk vonon shumë dhe Paulo Dibala kthen përsëri baraspeshën në minutën e 18.

Fillimi i pjesës së dytë nisi të fliste përsëri për Romën. Vetëm tre minuta pas vërshëllimës së arbitrit Mkitarian shënon një gol mjaft të bukur në portën e Sheznit. Ndërkohë në minutën e 53-të Pelegrini realizon një gol për kornizë nga goditja e dënimit. Me një rezultat të tillë ndeshja dukej e mbyllur, por Juventusi tregon përsëri përse të gjithë e njohin me nofkën “zonja e vjetër”.

Bardhezinjtë bëjnë një përmbysje dramatike në harkun kohor të vetëm 7 minutave. Lokateli shënon më minutën e 70, ndërsa 2 minuta më vonë Kulusevski barazon rezultatin. Por asgjë nuk përfundon këtu, pasi De Shiljo i jep goditjen e 4-t Romës me golin e tij në minutën e 77. Megjithatë fitorja do të vulosej nga Shezni, i cili pas daljes me të kuq të De Ligtit për prekje te topit me dorë në zonë, arrin të presë penalltinë e Lorenco Pelegrinit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online