VIDEO/ Milano i përket zikaltërve, Interi fiton derbin dhe i shkëputet Milanit për kreun

Derbi vishet nën ngjyrat zikaltër! Me shumë interes është pritur përballja e sotme mes Milanit dhe Interit. Një ndeshje që shkonte përtej pjesës së rivalitetit historik mes këtyre skuadrave pasi diskutohej vendi i parë në Serinë A.

Rezultati është mbyllur në shifrat 0-3 falë dopietës së Martinez dhe golit të Lukakut. Goli i parë do të vinte në minutën e pestë atje ku mbrojtja e kuqezinjëve la të lirë tërësisht Martinez që nuk mund të gabonte me kokë. Për të vazhduar në pjesën e dytë ku pas një aksioni fantastik të Inter, Martinez ka shtyrë sërish topin në rrjetë.

E për të përmbyllur takimi mendoi Lukakun me gjuajtjen fantastike nga distanca që shtangu Donarumën. Pas kësaj fitore Interi mban për herë të parë kreun i qetë dhe nuk i duhet që të pres ndeshjen e radhës të Milanit për të zbritur sërish në vendin e dytë, pasi kryeson 4 pikë më shumë sesa kuqezinjtë e vendit të dytë. /Sport Ekspres/

LIVE, Milan-Inter 0-3 Martinez 5′, 57′, Lukaku 66′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online