VIDEO/ Goli më i shpejtë në historinë e Viteshes, Armando Broja i shënon gjigandëve të PSV-së

0

Armando Broja nuk ka ndërmend që të ndalet me golat e realizuara te Viteshes. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe në përballjen ndaj PSV-së, që ka nisur në orën 16:45. Vetëm 3 minuta e 35 sekonda i kanë mjaftuar futbollistit kuqezi që me goditjen e parë në portë, të përshëndes rrjetën e PSV-së.

Ky rezulton si goli më i shpejti në historinë e Viteshes sa i përket përballjeve direkte me PSV. Broja ka nuhatje të frikshme me portën kundërshtare dhe këtë e ka treguar edhe në këtë rast pasi e gjeti rrjetën pa e parë kuadratin. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.