Ferhan Hasani apo Agim Ibrahimi? Cuculi zgjedh më të mirin: Futbolli në Shqipëri po shkon larg

Ish-mbrojtësi i Kukësit dhe që aktualisht luan me Dritën, Ardian Cuculi, ka bërë një krahasim mes dy afrimeve të “luksit” për Superioren. Ferhan Hasani apo Agim Ibrahimi? Përpara ndeshjes në fushën e lojës me Kukësit dhe Partizanit, si njohës i mirë i të dy futbollistëve, Cuculi ka shpallur fituesin sa i përket goditjes në merkato.

I ftuar në “Supersport”, Cuculi ka shprehur konsideratë të lartë për futbollin shqiptar pasi po vjen në rritje: “Partizani është duke përfunduar kompleksin, Skënderbeu e ka, Kukësi po përfundon fushën dhe Vllaznia do të privatizohet. Futbolli shqiptar do të shkojë larg dhe urojmë që të shkojë sa më tepër”, ka thënë Cuculit. Më poshtë mund të ndiqni edhe krahasimin për dy lojtarët e mbërritur së fundmi në Superiore:

Ibrahimi apo Hasani sipas Cuculit?

Teknika më e mirë: “Ibrahimi”.

Sensi i golit: “Hasani”.

Personalitet në fushë dhe jashtë saj: “Të dy janë njësoj për këtë pjesë”.

Driblimi më i mirë: “Agim Ibrahimi”.

Asisti më i mirë: “Hasani”.

Më shumë mentaliteti fitues: “Mendoj se Hasani pasi kam luajtur më shumë dhe e di se çfarë bën për ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online