VIDEO/ Milani peshkon një “Kesi 2” te Salcburgu, kush është Samaseku?!

Me ardhjen e Leonardos, Milani ka marrë një tjetër fytyrë dhe tashmë, sipas udhëzimeve të Elliott, pronarit të ri, që me në krye Gordon Singer (i biri i themeluesit Pol Singer), duhet ndërtuar një skuadër sa më e re, me talente premtuese, në mënyrë që vlera e klubit të vijë në rrijte dhe jo në ulje…

Kjo shpjegon edhe këmbënguljen për Kaldarën, mbrojtësin e Juventusit, në negociatat me Leonardo Bonuçin. Por, le të ndalemi te emri i ri, ai që ka befasuar të gjithë, pasi ende një “i panjohur”, por jo për drejtorin e përgjithshëm teknik.

Risultati immagini per Samassékou

Kuqezinjtë janë duke i dhënë gaz për të siguruar talentin e Salcburgut, Diadie Samaseku, mesfushor 22 vjeç nga Bregu i Fildishtë, që konsiderohet si alternativë e Kesit sezonin tjetër.

Ajo që ka bindur Leonardon të “hidhet” te mesfushori i austriakëve është kontrata e tij që skadon me Salcburgun në 2019 dhe për këtë arsye flitet për një shifër 8-9 mln euro. Këto orë, Leonardo po bisedon me agjentin e mesfushorit.

https://www.youtube.com/watch?v=oYKY9RfZlN0

Por, kush është Samaseku? Praktikisht, lind si mesfushor qendre, pra digë përpara mbrojtjes, edhe pse Gatuzo ka ndër mend ta aktivizojë në krah. Ka koleksionuar plot 50 ndeshje mes kampionatit (29) dhe kupave, Europa League (12) përfshirë.

Risultati immagini per Samassékou

Të mendosh që, si mesfushor, qendre, ka koleksionuar vetëm 7 kartonë të verdhë dhe vetëm 1 të kuq. Ka një teknikë të shkëlqyer dhe atletikisht është tepër i përgatitur.

Salcburgu pagoi 300 mijë euro nga Liefering në kategorinë e dytë, për ta siguruar, teksa ai mbërriti në Austri në verën e vitit 2015 nga Bregu i Fildishtë, ku luante me Real Bamakon në kampionatin vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *