Optimizëm te Luftëtari, dy yje i bashkohen ekipit

Turpërimi në kupat e Europës përballë Ventspils u zbeh dhe tani në Gjirokastër janë maksimalisht të përqendruar te kampionati i ri në Kategorinë Superiore. Grupi vijon përgatitjet, klubi mendon ende për merkaton, ndërsa në skuadër është kthyer optimizmi, pasi dy yje i janë bashkuar grupit.

Ata janë Eduard Rroca dhe Ivan Jakovljeviç. Fantazisti ka punuar gjatë gjithë kësaj periudhe i diferencuar, pas shqetësimeve kronike në muskujt e barkut dhe pasi mbaroi stërvitjet e specializuar, tani është rikthyer në fushë, nën urdhërat e trajnerit Kostiç.

Edhe serbi Jakovljeviç, që sezonin e kaluar u kthye në një nga pikat më të forta të mbrojtjes, është rehabilituar plotësisht pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju dhe ka nisur përgatitjet, për të gjetur gjendjen optimale fizike, por edhe për të rifituar siguri.

Me Kategorinë Superiore që nis më 19 gusht, Luftëtari shpreson që të paktën Rroca të kthehet në fushë prej javës së parë përballë Kastriotit, pas mungesës në ndeshjet e Europa League. Për Jakovljeviç periudha e rikthimit duket paksa më e gjatë, edhe sepse mbrojtësi mungon prej shumë javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online