VIDEO/ Milani nuk i ndahet Napolit! Mund Romën me 10 lojtarë, Ibrahimoviç prodhon kryevepra edhe në moshën 40-vjeçare

Milani nuk i ndahet hapit të Napolit, të cilin e ndjek në krye me 31 pikë të grumbulluara. Pavarësisht se me 10 lojtarë në fushën e lojës që nga minuta e 66, kuqezinjtë kanë mposhtur Romën me shifrat 1-2. Ibrahimoviç tregon se është i një tjetër niveli, teksa vijon të prodhojë kryevepra edhe pse në moshën 40-vjeçare.

Sulmuesi suedez ka zhbllokuar shifrat në minutën e 25 me anë të një goditje dënimi. Në minutën e 51-të VAR-i i anulon Milanit golin e dytë, por vetëm pak minuta më vonë do të akordonte penallti në favor të Ibrahimoviçit. Në pikën e bardhë të 11 metrave shkon Kessie, i cili tregohet i saktë dhe shënon të dytin për kuqezinjtë.

Roma shton forcat përpara në kërkim të barazimit apo poërmbysjes, por edhe pse me një lojtar më tepër në fushë arrijnë të ngushtojnë diferencat vetëm në kohën shtesë. El Shaaraëy tund rrjetën në minutën e 92-të, por goli i tij vlen vetëm për statistikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online