I dha goditjen e radhës me Egnatian, Telushi: Partizani është fanellë e madhe dhe ka në fushë lojtarë të vegjël

Bruno Telushi luajti sot përballë ish-ekipit të tij, Partizanit. Me Egnatian e tij mesfushori shqiptar i dhë goditjen e radhës të kuqve, që tashmë po thellojnë krizën e tyre. I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, Telushi tregon edhe problemin se ku çalon Partizani. Sipas tij ky klub përfaqëson një fanellë të madhe, por në fushë luan me lojtarë të vegjël.

“Dua ti bie pak shkurt pjesës së Partizanit. Kam një vit e gjysmë që kam ikur dhe vazhdoj pyetem për Partizanin. Partizani është një fanellë e madhe dhe kanë fushë lojtarë të vegjël. Ky është problemi Të them të drejtën Partizani është një ekip i madh, ekip legjendë. Çdo lojtar e ka krenari të veshi atë fanellë. Egnatia deri tani ka bërë një fillim të mbarë. Pritej nga ne futbollistët dhe stafi. Presidenti është një njeri që e do shumë atë punë që bën.

Na përkrah jashtë mase dhe mendoj se kemi marrë rezultatet e duhura. Ne kërkojmë maksimumin çdo ndeshje, pavarësisht me kë luajmë. Futemi në fushë njësoj si me Partizanin, Teutën e gjithë të tjerët. Ky është një objektiv që ne na shkon për momentin dhe jo të fluturojmë me Europë apo titull”, ka deklaruar Bruno Telushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online