VIDEO/ Milani mund Romën me 10 lojtarë, Giroud shkëlqen në moshën 36-vjeçare

Milani po kalon një formë mjaft pozitive në javët e para të Serisë A. Kuqezinjtë kanë marrë sot fitoren e tretë radhazi në kampionat. Ekipi i Piolit ka mposhtur edhe Romën me shifrat 1-2. Goli i parë u shënua nga Olivier Giroud, i cili po shkëlqen në moshën 36-vjeçare, teksa ka shënuar gol në çdo ndeshje të këtij sezoni të ri.

Goli i fitores erdhi në pjesën e dytë të takimit, kur Leao tregoi klasin e tij me mënyrën se si e ndali topin në rrjetë. Në minutën e 62-të Milani detyrohet të luajë me një lojtar më pak, pasi Tomori u ndëshkua me karton të kuq. Roma shfrytëzon epërsinë numerike vetëm në minutën e 90, por goli i Spinazzola-s i vlen vetëm statistikave. Milani fiton me 10 lojtarë kundër verdhekuqve të Mourinho-s dhe vazhdon të dëshmojë se këtë sezon synon titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online