VIDEO/ Milani merr goditjen e parë të madhe në 2024, Atalanta e Berat Gjimshitit e eliminon dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka arritur që të fitojë 1-2 kundër Milanit dhe të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, atje ku do të pres Fiorentinën. Ndeshja filloi mirë për kuqezinjtë, teksa Leao shënoi në minutën e 45.

Vetëm dy minuta më vonë, Koopmeiners barazoi dhe dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes në rezultatin e barabartë. Për të vendosur takimin, mjaftoi penalltia e akorduar në favor të Atalantës në minutën e 59, ku Koopmeiners realizoi dopietën personale. Një paraqitje fantastike edhe për Berat Gjimshitin që arrin në gjysmëfinalen e Kupës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online