VIDEO/ Ishte apo jo penallti? Te Milani ndihen të vjedhur nga arbitri kundër Atalantës, e mbyllin me protesta

Atalanta ka arritur që të fitojë 1-2 kundër Milanit dhe të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, atje ku do të pres Fiorentinën. Ndeshja filloi mirë për kuqezinjtë, teksa Leao shënoi në minutën e 45. Vetëm dy minuta më vonë, Koopmeiners barazoi dhe dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes në rezultatin e barabartë.

Për të vendosur takimin, mjaftoi penalltia e akorduar në favor të Atalantës në minutën e 59, ku Koopmeiners realizoi dopietën personale. Një paraqitje fantastike edhe për Berat Gjimshitin që arrin në gjysmëfinalen e Kupës. Shumë polemika janë hapur në fundin e takimit. Në aksionin e fundit, në zonën e Atalantës kishte një prekje të topit me dorë. VAR po shikonte rastin në fjalë dhe më pas arbitri vërshëlleu për fundin e takimit dhe jo nga 11-metrat. Për këtë arsye, lojtarët e Milanit kanë protestuar te arbitri pas mbylljes së ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online