Atalanta ka arritur që të fitojë 1-2 kundër Milanit dhe të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, atje ku do të pres Fiorentinën. Ndeshja filloi mirë për kuqezinjtë, teksa Leao shënoi në minutën e 45.
Vetëm dy minuta më vonë, Koopmeiners barazoi dhe dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes në rezultatin e barabartë. Për të vendosur takimin, mjaftoi penalltia e akorduar në favor të Atalantës në minutën e 59, ku Koopmeiners realizoi dopietën personale. Një paraqitje fantastike edhe për Berat Gjimshitin që arrin në gjysmëfinalen e Kupës. /Sport Ekspres/
?GOAL | Milan 1-1 Atalanta | Koopmeiners
Follow our partner page @ocontextfutebol pic.twitter.com/MtYImswR4g
— VAR Tático (@vartatico) January 10, 2024