Andreas Jungdal është përforcimi më i ri i Milanit. Djaloshi është vetëm 17 vjeç, 1.95 metra i gjatë dhe vjen nga Danimarka.
Gardiani viking vjen nga ekipi i Veljes dhe gjatë mëngjesit të sotëm ka kryer kontrollet mjekësore në klinikën La Madonnina.
Jungdal është pjesë e kombëtares U17 të Danimarkës, me të cilët ka zhvilluar gjashtë ndeshje. Kalimi te Milani në këtë moshe të re është një hap i madh në karrierë, ndërsa kuqezinjtë sigurojnë një talent mes shtyllash dhe një investim cilësor për të ardhmen.