VIDEO: Milani ia dinte vlerën, Deulofeu magjeps me 3 gola e 1 asist

Uotfordi ka dhuruar spektakël sot në Kardif, duke fituar 5-1, në ndeshjen e javës së 27-të për Premier Ligën angleze.

Në fakt, spektakli kishte për autor sulmuesin spanjoll Gerard Deulofeu, sepse 24-vjeçari mposhti i vetëm Kardifin modest.

Në minutat 18, 61 e 63 Deulofeu shënoi 3 gola, për herë të parë në Angli dhe të tretën herë në karrierë.

Në minutën e 73-të Deulofeu bëri diçka fantastike, sepse kishte shansin të shënonte golin e katërt personal, por i vetëm me portierin pasoi te Dinej, i cili shënoi (2 gola sonte).

Gjashtë gola e 4 asiste në kampionat për Deulofeun këtë sezon, por mbi të gjitha një lojtar që prish ekuilibrat e kundërshtarit dhe krijon hapësira pa fund për shokët e skuadrës.

Jo rastësisht, Milani tentoi për javë të tëra në janar për ta blerë, pa sukses, por duket qartë se drejtuesit e Milanit e dinë vlerën e spanjollit, që shkëlqeu në San Siro në pak muaj në sezonin 2016/17, kur u huazua nga Evertoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *