VIDEO/ Milani i pandalshëm edhe me ekipin e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur talentin e së ardhmes

Milani i këtij sezoni është padyshim surpriza më e madhe për të gjithë futbolldashësit. Karantina e detyruar në kohën e pandemisë duket se ndryshoi me magji formën e kuqezinjve, të cilët me rikthimin pas izolimit ishin të pandalshëm. Prezenca e Ibrahimoviç në skuadër ka dhënë efektin e vetë pozitiv, por “djajtë” bindin edhe pa të në fushë.

Madje mbrëmjen e sotme kanë qenë të pandalshëm edhe me ekipin e dytë. Duke marrë parasysh faktin se Milani tashmë ishte i kualifikuar në Europa League, Pioli vendos të hedhë në fushë ata lojtarë të cilët nuk kishin pasur hapësira të mjaftueshme gjatë sezonit.

Por edhe rezervat e kuqezinjve kanë arritur të dalin triumfues nga transferta e sotme kundër Spartës së Pragës. Skuadra italiane ka fituar me rezultatin 0-1, ndërsa goli mban firmën e Hauge. Driblim fantasik dhe një goditje e realizuar me mjaft të saktë e dërgon topin në rrjetë. Norvegjezi po shkëlqen me fanellën kuqezi dhe Milani mund të gëzohet se ka gjetur talentin e së ardhmes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noob_fcb/status/1337131051785785356

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online