VIDEO/ Kastrati shpërthen në Europa League, gol dhe asist fantastik në fitoren e Dinamos

Kjo e sotmja ishte mbrëmja e Lirim Kastratit. Futbollisti shqiptar ka shpërthyer në Europa League duke qenë protagonist absolut në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit kundër CSKA-së së Moskës. Një gol dhe një asist fantastik mbajnë firmën e tij në sfidën e sotme, duke i dhënë fund kështu ngërçit të golave me skuadrën kroate.

Kastrati kishte që në muajin shtator pa provuar shijen e golit me Dinamon e Zagrebit, teksa hera e fundit që shënonte ishte ndaj Hajdukut të Splitit në kampionat. Kjo thatësirë golash krijonte edhe një presion psikologjik për sulmuesin shqiptar, i cili ishte larg atij lojtari që të gjithë ishin mësuar të shihnin te Lokomotiva e Zagrebit. Megjithatë ky shkëlqim i sotëm mund të shërbejë si një pikë kthese për Lirim Kastratin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1337138792143196162

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1337150471836987393

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online