VIDEO/ Milani e nis me fitore sezonin e ri, blerja e re shkëlqen me një supergol që në ndeshjen e parë

Milani e ka nisur me një fitore sezonin e ri të Serisë A. Kuqezinjtë kanë mposhtur Bolonjën me rezultatin 0-2. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë për “djallin”. Oliver Zhiru zhbllokoi shifrat që në minutën e 11 të takimit, duke i dhënë shpejt epërsinë ekipit të tij.

Ndërkohë në minutën e 22-të u shënua edhe goli i dytë i ndeshjes. Këtë herë autorësia i takon Pulisiçit. Blerja e re e Milanit shënoi një super gol që në debutimin e tij në Serie A, duke premtuar se investimi i bërë për të ia vlejti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *