Mësoni se ku do të transmetohet “Abissnet Superiore” dhe Kupa e Shqipërisë, nesër hidhet firma në kontratë

Këtë fundjavë ngre siparin “Abissnet Superiore”. Çështja e të drejtës televizive është zgjidhur dhe nesër hidhet firma në kontratë për transmetimin e ndeshjeve të sezonit të ri të kampionatit elitar të futbollit shqiptar dhe të Kupës së Shqipërisë. Përballjet do të transmetohen në ekranin e “MCN TV”-së dhe të platformës “TIBO”.

“MCN TV” ka krijuar një përvojë pozitive në transmetimin e ndeshjeve, teksa ka qenë kanali në të cilin sportdashësit shqiptarë kanë ndjekur rrugëtimin e Partizanit dhe të ekipeve të tjera të Superiores në Europë. Ky kanal do të transmetojë 2 takime në javë, ndërsa pjesa tjetër e dueleve do të përcillen te tifozët përmes “TIBO”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online