VIDEO/ Messi, Messi! Edhe në Brazil i falen Zotit të futbollit, rivalët e përjetshëm e dashurojnë yllin argjentinas

Argjentina arriti të mposhtë Brazilin jashtë shtëpisë për herë të parë në historinë e kualifikuseve të Botërorit, por lufta e ashpër që pamë para fillimit të ndeshjes i vuri njollë përplasjes mes rivalëve të përjetshëm.

Policia braziliane ka sulmuar ashpër tifozët e Argjentinës dhe disa prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë dhe për këtë arsye janë transportuar në spital. Gjithçka ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes dhe kanë reaguar edhe lojtarët e Argjentinës duke shkuar në tribunë dhe duke u përpjekur të ndalojnë policët. Në fund ata shkuan edhe në dhomat e zhveshjes dhe ndeshja u vonua për gjysmë ore. Në fund, argjentinasit vendosën që ta luanin ndeshjen dhe fituan 0-1.

Megjithatë, jo gjithçka ishte aq gri në stadiumin e Rio de Zhaneiros, pasi përpara gjithë kaosit që ndodhi në tribunën ku ndodheshin tifozët e Argjentinës, vërtet pamë një skenë të paharrueshme. Gjatë nxehjes në qendër të vëmendjes ka qenë Lionel Messi, të cilit Maracana i ka brohoritur “Messi, Messi”, gjë që ka habitur dukshëm kapitenin e Argjentinës. Por në fund Messi nuk ka mundur ta fshehë buzëqeshjen dhe i ka falënderuar për mbështetjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online