VIDEO/ “Frikacak, e dimë se si e fituar Kupën e Botës”, Rodrigo përplaset me Mesin në sfidën Brazil-Argjentinë

Kur në fushë zbret Brazili me Argjentinën të gjithë sportdashësit presin më kërshëri përpara ekranit për të shijuar spektakël të vërtetë futbolli. Por fatkeqësisht në sfidën e djeshme mes këtyre dy Kombëtareve, futbolli kaloi në plan të dytë. Policia në tribuna ushtroi dhunë ndaj tifozëve argjentinas, ndërsa nuk mungoi as tensioni në fushën e lojës.

Ndeshja u karakterizua nga duele të forta fizike dhe pati shumë ndërprerje për shkak të goditjeve të dënimit të shkaktuara. Ndërkohë kamerat fokusuar edhe një moment ‘përplasjeje’ mes Mesit dhe Rodrigos.

Sipas “TyCSports”, ku i fundit i është drejtuar argjentinasit me fjalën: “Frikacakë”. Ndërkohë Mesi ia ka kthyer: “Ne jemi kampionët e Botës, përse duhet të jemi frikacakë? Mbaj gojën”. “Kampionë Bote hë? Të gjithë e dimë se si e fituat”, është kundërpërgjigjur Rodrigo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online