VIDEO/ “Mesi” i Japonisë i kalon topin mes këmbëve 4 lojtarëve, talenti i Realit shënon golin më të veçantë

Takefusa Kubo është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen. 20-vjeçari është quajtur nga opinioni sportiv si “Mesi” i Japonisë për shkak të ngjashmërive teknike me yllin argjentinas. Talenti që është nën pronësinë e Realit të Madridit, por që sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Getafe, ka dhuruar spektakël me ekipin e tij kombëtar.

Në një takim kundër Xhamajkës, Kubo ka bërë një realizim perfekt, duke e kaluar topin mes këmbëve të katër lojtarëve kundërshtar. I fundit që e ka pësuar ishte portieri, i cili pa topin në kalonte përmes këmbëve të tij përtej vijës fatale. Një gol i veçantë ky që rrallë ndodh ta shohësh në një ndeshje futbolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *