VIDEO/ Vllaznia ndahet në paqe në testin miqësor të radhës, Dilaver tund rrjetën e malazezëve

Vllaznia ka zhvilluar sot testin e dytë miqësor në fazën përgatitore për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës. Trajneri Brdariç pati mundësinë të shohë gjendjen e lojtarëve dhe të krijojë më qartë një ide në kokë se si skuadra e tij do të luajë në aventurën europiane.

Përballë shkodranëve në Nikshiq ishte ekipi i Sutjeskës në një ndeshje që u mbyll në paqe 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin malazezët që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Markoviç. Ndërkohë kuqeblutë kundërpërgjigjen nga pika e bardhë e penalltisë, prej ku Harris Dilaver tund rrjetën kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online