“Ishte një përzierje e çmendurisë dhe marrëzisë“, analisti gjerman bën krahasimin epik: Lëv ishte si Homer Simpson

Gjermania arriti një kualifikim mes dramës mbrëmjen e djeshme, ku Hungaria, e cila në letër shihej si kundërshtari më i lehtë i grupit, rezultoi një “makth“ në fushën e lojës. Nisur nga kjo paraqitje, analisti sportiv Arshi Rind-Tut, ka nisur të ketë dyshime edhe për ndeshjen e radhës me Anglin, ku i druhet një eliminimi.

Sipas tij Anglia ka nisur të luajë si Gjermania, ndërsa këta të fundit si “tre luanët”, duke ndërruar kështu vendet. Por nuk ka munguar as një kritikë për Joakim Lëv, teksa bën një krahasim epik me filmin e njohur vizatimor “The Simpsons“.

“Ishte një përzierje e çmendurisë dhe marrëzisë. Të shihja disa nga kolegët e mi gjermanë me kokën në duar ndërsa Hungaria shënoi brenda 15 sekondave të rifillimit pasi Gjermania barazoi, ishte e çuditshme! Duke shkuar në këtë lojë [kundër Anglisë], Anglia po luan si Gjermania në një turne dhe Gjermania po luan si Anglia. Është vërtet, vërtet e çuditshme.

Joakim Lëv më kujtoi më shumë Homer Simpson në termocentralin bërthamor duke u përpjekur të shtyp disa butona për të bërë diçka të punojë. Ai vetëm hodhi disa lojtarë“, ka thënë  Arshi Rind-Tut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online