VIDEO/ Mes VAR-it dhe perlës nga Goretzka, Bajerni tregon forcën e kampionit kundër Frankfurtit

Dita e sotme ka gjetur sërish klubet e Superligës në fushë për të zhvilluar javën e 27 të kampionatit. Pesë prej ndeshjeve kanë përfunduar, ndërsa Bajerni është ende duke luajtur kundër Eintraktit të Frankfurit. Momentalisht është mbyllur pjesa e parë e takimit, teksa bavarezët nuk hedhin hap fals, por udhëheqin takimin me shifrat 2-0. Përballja do të zhbllokohej kur kronometri shënonte minutën e 17.

Një aksion fantastik do të sillte edhe golin e parë, ku Muller jep një asist perfekt për Leon Goretzkan, realizimi i të cilit është i mrekullueshëm dhe Meriton duartrokitje. Ndërkohë në këtë ndeshje nuk ka munguar as VAR-i. Tomas Myler do të shfrytëzonte në minutën e 41 një top të hedhur në zonë dhe do t’i shpëtonte mbulimit të mbrojtjes kundërshtare, duke e dërguar sferën në rrjetë. Pretendimet për pozicion jashtë loje kanë bërë që arbitri kryesor të kërkojë ndihmën e VAR-it, por teknologjia e ka thënë fjalën e saj dhe ka vendosur se goli është i rregullt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/finishink_spor/status/1264239886208548866

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online