“U fshehëm prej 6 muajsh”/ David Luiz kujton turpin me Gjermaninë: E mbajta barrën i vetëm

Botërori i vitit 2014 ka mbart vetëm kujtime të hidhura për tifozët brazilian. Ai që në fillim ndoshta mendohej si Botërori i suksesit për Kombëtaren e Brazilit, që shpresonte të ngrinte trofeun në shtëpinë e vetë, në fakt rezultoi të ishte një nga turpërimet e tyre më të mëdha. Gjermania shkatërroi me shifrat 7-1 brazilianët në gjysmëfinale dhe kjo padyshim që i ka shtangur të gjithë. David Luiz ka folur për “BTV” në lidhje me këtë ndeshje, ku zbulon se i është dashur ta mbajë barrën i vetëm dhe se thuajse të gjithë u fshehën për 6 muaj nga turpi i një rezultati të tillë.

“Njerëzit mbanin mend gjithçka që unë bërë në Kupën e Botës, por në futboll me rezultatin fshihet çdo gjë. Prej gjashtë muajsh, për mua, shumë njerëz u fshehën. Ata nuk donin të merrnin përgjegjësi ose të ndanin përgjegjësi dhe mua m’u desh të mbaja barrën për një kohë të gjatë vetëm. Ne nuk jemi mësuar të humbim me dy apo tre gola. Gjatë kësaj rruge, ne nuk e kemi pasur këtë lojë. Dhe papritmas, na erdhi goditja. Mendonim se jemi në Brazil, ne do të fitojmë, dhe papritmas fillojmë të pësojmë një, pastaj të dytin dhe pastaj të tretin. Një lojë në të cilën gjithçka shkon keq”, ka thënë David Luiz për momentin e sikletshëm kur brenda 19 minutave Brazili u ndëshkua 5 herë nga Gjermania./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online