VIDEO/ Mes Handanoviç dhe Bastonit përfiton Ronaldo, portugezi “i vjedh” topin zikaltërve dhe përmbys shifrat

Kjo gjysmëfinale e parë e Kupës së Italisë ka sjellë spketaklin e shumëpritur nga tifozët. Juventusi e ka ende të freskët atë humbje turpëruese në kampionat dhe këtë mbrëmje kanë një arsye të fortë për tu hakmarrë. Interi e nis ndeshjen me një gol të shejtë nga Lautaro Martinez, duke i sjellë bardhezinjve në kujtesë duelin e fundit të zhvilluar mes tyre.

Por “zonja e vjetër” është treguar këmbëngulëse për të mos përsëritur të njëjtat gabime dhe i ka mbyllur 45 minutat e para me shifrat 1-2 në favorin e vetë. Kuadrado fiton një penallti në zonë në minutën e 26 dhe Ronaldo nuk gabon përballë Handanoviç.

Mirëpo vetëm 9 minuta më vonë është përsëri ylli portugez ai që tund rrjetën dhe përmbys rezultatin. Zikaltrit kthejnë një top pas dhe mes Bastonit e Handanoviçit që nuk kuptohen me njëri-tjetrin ai që përfiton është pikërisht Ronaldo, që me portën e zbrazur e ndal topin ngjitur me shtyllën. Por në lojë janë ende edhe 45 minuta për të vendosur se cili ekip do të dalë me kokën lart nga “San Siro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online