Juventusi i solli fat me ndeshjen më të mirë të karrierës, Kumbulla siguron vendin e titullarit ndaj bardhezinjve

Marash Kumbulla mund të presë i qetë ndeshjen e radhës kundër Juventusin, pasi vendi i titullarit me të gjitha mundësitë i përket atij. Smalling u largua i dëmtuar në takimin e fundit, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore mësohet se mbrojtësi ka pësuar një lëndim në fleksorin e këmbës. një dëmtim ky që i heq mundësinë për tu rikthyer kundër bardhezinjve.

Në këto kushte zgjidhja për trajnerin Fonseka qendron te Marash Kumbulla. Talenti shqiptar i ka dhënë provat se di si të ndalë yjet e “zonjës së vjetër”. Juventusi i ka sjellë fat futbollistit të Kombëtares kuqezi, teksa kundër tyre ka zhvilluar edhe ndeshjen më të mirë të karrierës në periudhën kur mbante veshur fanellën e Veronës. Megjithatë një paraqitje të mirë ka zhvilluar edhe me ngjyrat verdhekuqe, në duelin e parë që Roma luajti kundër Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online