VIDEO/ Merr flamurin e Palestinës për të festuar golin dhe entuziasmon turmën, lojtari jep mesazhin e tij në kualifikueset e Botërorit

Lu.fta në Gaza ka bërë që njerëz nga mbarë globi të solidarizohen me viktimat. Këtu nuk bëjnë përjashtim as personazhet e botës së futbollit. Islam Slimani ka shfaqur hapur mesazhin e tij në ndeshjen e sotme kundër Somalisë, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi i Algjerisë ka shënuar golin e 3-të për Kombëtaren e tij në minutën e 80 dhe ka vendosur që të festojnë me një flamur tjetër nga ai kombëtar. Slimani ka shpalosur një flamur të Palestinës, çka ka entuziasmuar edhe turmën e tifozëve që ndodheshin në tribuna. Ndërkaq, ndeshja mes Algjerisë dhe Somalisë përfundoi me shifrat 3-1 në favor të algjerianëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online