Të enjten Brazili fitoi 4-1 ndaj Rusisë në finalen e futbollit të sallës dhe ftoi medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike Rinore, zhvilluar në Buenos Aires.
Triumfi në fakt erdhi për një gafë të Rusisë, me saktë të Danil Karpiuk, i cili dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë tentoi të largonte një top, por për fatin e tij të keq apo paaftësinë e tij, gjuajtja e tij rezultoi një predhë që 0përfundoi në portën ruse.
Festë te Brazili dhe habi e dëshpërim tek Rusia, sepse duke e riparë golin është vërtet e habitshme ajo që bëri futbollisti rus. Karpiuk kishte plot kohë për ta ndalur topin dhe askush nuk ishte pranë tij, ndërkohë që mund ta çonte kudo topin, por në mënyrë të pabesueshme gjuajti drejt portës.
Rastësi, do thotë ndokush, gjest i dyshimtë për të tjerë, fundja e dimë mirë që sporti është i infektuar nga bastet dhe po ashtu njerëzit dyshojnë për gjithçka, edhe kur nuk ka arsye, jo më kur sheh autogol të tillë.
Edhe në fundin e ndeshjes u pa një gol i çuditshëm, sepse portieri i Brazilit shënoi nga porta në portë, por aty Rusia justifikohet me faktin që ishte e gjitha në sulm, në kërkim të dëshpëruar të barazimit.
When you're chasing the game this is always a possibility…
Brazil's GOALKEEPER seals their futsal gold in style! #BuenosAires2018 #YouthOlympics pic.twitter.com/cTwReWQ20J
— Eurosport (@eurosport) October 18, 2018