Ledian Memushaj vazhdon të asistojë në Serie B dhe është në krye të listës së lojtarëve që kanë shërbyer më së shumti për shokët e skuadrës, me 10 asiste. Mesfushori vlonjat ekzekutoi një goditje dënimi, që u shfrytëzua nga Skonamiljo. Ky i fundit me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Dermaku, në fushë për Kozencën gjatë gjithë ndeshjes, nuk ia doli me shokët e repartit ta ndalonte golin e barazimit. Në një rast mbrojtësi i është afruar golit me një gjuajtje nga distanca. Peskara shmangu humbjen dhe mori një pikë.
Rikthehet te goli Hamdi Salihi. Shkodrani po luan pak për Nojshtat dhe sot ndaj Austrisë së Vjenës (Amator) realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij. Shkodrani u tregua i saktë në shtesë nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi shkon në kupton e 5 golave dhe me shumë mundësi këto janë muajt e fundit të tij në futboll. Ai po luan pak në skuadrën austriake, këtë vit ka zbritur në fushë vetëm në dy ndeshjet e fundit.
Amir Abrashi është rikthyer i zakonshmi dhe sot Fajburgu i tij mori një pikë me vlerë ndaj Borusia Mënshengladbah. Mesfushori në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë. Në fushë sot zbriti edhe Ivan Balliu, i cili luajti për 90 minuta në sfidën që Metz fitoi 0-3 në transfertë kundër Niort.
Herdi Prenga i gëzohet fitores së dytë në Letoni, teksa Riga mposhti në transfertë skuadrën e Metta/Lu me shifrat 1-2. Qendërmbrojtësi i kombëtares luajti 90 minuta, ndërkohë që mori edhe një karton të verdhë në minutën e 76-të.