Ata janë dy personazhe të padiskutueshëm të botës së sportit. Edhe pse disiplinat në të cilat punojnë nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, Konor MekGregor dhe Zhoze Murinjo, kanë një të përbashkët të madhe: të dy dinë të dhurojnë spektakël në konferencat në shtyp.
Kampioni i MMA-së është një figurë karizmatike, të cilin mediat dhe tifozët e dashurojnë, ndërsa kundërshtarët i tremben. Për forcën në ringun e rrethuar me rrjetë, ku goditjet janë brutale, por mbi të gjitha për faktin se pakkush arrin ta përballojë në daljet zyrtare përpara mediave.
I tillë është edhe Zhoze Murinjo. Një personazh i cili di të fitojë vëmendje për mirë edhe për keq. Gjithmonë ironik, me fjalë të goditura dhe krahasime që i lënë të gjithë pa fjalë. Sado që gazetarët e ngacmojnë me fakte, trajneri portugez gjithmonë e ka një përgjigje dhe një rrugëdalje, për të qenë ai gjithmonë fitues.
E ndërsa në këtë fundjavë MekGregor dhe Murinjo do të jenë të angazhuar në sportet e tyre, televizioni “BT” ka realizuar një montazh, sesi do të ishte një konferencë ku këta dy personazhe do të ishin përballë për të debatuar. Gjithçka imagjinare dhe me batuta të marra nga konferencat e tyre, por rezultati është thjesht fantastik!
A football manager and an MMA fighter walked into a press conference…#TakeThemAllOn pic.twitter.com/69msJgjfPX
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 5, 2018