VIDEO/ Me shiritin e kapitenit në krahë, mbrojtësi shqiptar tund rrjetën që në minutat e para

0

Fidan Aliti ka arritur të shënojë në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Kalmar po luan kundër Elfsborg. Mbrojtësi shqiptar ka shfrytëzuar një goditje nga këndi të ekipit të tij në minutën e 14-të të takimit, për ta dërguar topin në rrjetë. Goli i parë për të në këtë sezon të ri të kampionatit suedez, ndërsa është duke vendosur ndeshjen në këto momente.

Ish-lojtari i Skënderbeut është një titullar i përhershëm me Kalmar, ku tashmë mban edhe shiritin e kapitenit në krah. Një arritje për mbojtësin e përfaqësueses së Kosovës, që është vlerësuar kështu edhe për atë çfarë ai tregon në fushë. Ndërkohë ndeshja mbetet në shifrat 1-0 në favor të Kalmar, megjithëse mbeten ende shumë minuta deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.