Florian Marku kishte një mbështetje të mëdha në Londër nga ana e tifozëve. Të shumtë ishin shqiptarët që kishin shkuar për të përkrahur boksierin tonë. “Mbyte, mbyte”, ishte thirrja që pushtonte shpeshherë ringun, për t’i dhënë më shumë zemër Markut.
Por për fatin e keq, mbështetësit shqiptarë kanë dalë të zhgënjyer nga kjo mbrëmje. Florian Marku mori humbjen e parë në karrierë, kundër Chris Kongo, i cili arriti ta mposht me pikë dhe me vendimin unanim të arbitrave. /Sport Ekspres/