VIDEO/ Mbyllet me tensione në Athinë! Kololli sulmoi arbitrin kryesor, lojtarët e ndalojnë për më të keqen

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës është mbyllur në një barazim pa gola në Athinë, por mes shumë tensionesh. Si në rastin e Shqipërisë edhe për dardanët, arbitrat nuk kanë qenë aspak dashamirës. Madje nuk e kanë menduar dy herë për të dëmtuar me vendimet e tyre, ndërsa futbollistët e Kosovës e kanë shprehur në disa raste pakënaqësinë e tyre.

Në përfundimin e takimit ka pasur edhe një kërkesë llogari te arbitri kryesor pasi sinjalizoi me vërshëllimën e trefishtë për fundin e 90 minutave. Benjamin Kololli ishte protagonisti kryesor që e kaloi më tepër cakun dhe do t’i drejtohej kartoni i kuq, kur gjithçka kishte përfunduar. Por pavarësisht se minutat e lojës ishin mbyllur Kololli do të humbasi kështu mundësinë për të qenë pjesë në ndeshjen e radhës te Kosova pas këtij kartoni të kuq.

Situata mund të shkonte edhe më keq teksa lojtari shqiptar kërkoi edhe një konflikt fizik me arbitrin në nerva e sipër. Megjithatë lojtarët e tjerë të Kosovës kanë ndërhyrë për ta qetësuar, për të shmangur më të keqen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online