Analiza taktike/ A quhet Kumbulla si zbulimi i Rejës? Gabimi vjen me një krah, e çuditshme sesi “gjigantët”….

Analiza taktike nga Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres” rreth ndeshjes Lituani-Shqipëri

Lituani 0-0 Shqipëri. Tjetër rezultat negativ për ekipin tonë. Një ekip shumë inferior në krahasim me ekipin tonë. Shumë respekt për karrierën e Reja- s por duhet ti tregojmë se nuk duhet të shkojë vetëm për të mos humbur, ndaj një ekipi që lojtarët i ka që luajnë ne ligat 3 të Gjermanisë apo në kampionatin vendas lituanez. Dështim të të marri 4 pikë nga 6 të mundshme, kur në përbërje ke lojtarë që luajne në top Ligat europiane. Lojtar të Roma, Atalanta, Lacio, Napoli, Chelsea , Freiburg , etj etj…Nuk ka justifikim, me rastet e humbura.

Lituania: Me sistemin 1-4-2-3-1 Por shumicen e kohes ishte 1-4-5-1 Svedslauskas,Mikoliunas (69 Valtkunas), Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golubiçkas (46 Sirgedas), Lasiçkas, Laukzemis  (88 Cerniç)

Shqipëria 1-3-5-2 : Berisha, Kumbulla (58 Mihaj), Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Laçi (64 Çekiçi), Abrashi, Lenjani (46 Trashi), Seferi (78 Manaj), Broja (58 Vrioni)

Shqipëria vinte me ndryshime, por ndryshimet nuk ishin ata që priteshin. Kur të gjithë menduam se do ishte një Shqipëri më sulmuese. Trajneri ynë surprizon duke u paraqitur me Veselin në krahun e djathtë,180 minuta lojë, në dy ndeshjet e fundit, Frederik Veseli nuk ka fituar asnjë dyluftim ne pjesën ofensive, asnjë kros, asnjë pas deçiziv. Trajneri ynë duhet ta kuptojë, se nuk mund të luash gjatë gjithë ndeshjes vetëm me një krah, atë të majtë. Sepse dhe trajnerët e tjerë bëjnë levizjet e tyre duke bllokuar Lenjanin në pjesën e parë dhe Trashin në pjesën e dytë sepse ne krahun tjetër nuk avancohej përpara.

E pajustifikueshme, asnjë minutë loje për Kallakun, në një ndeshje që kërkon 3 pikët dhe pas një paraqitje vërtetë të mirë. Që të fitosh një ndeshje, duhet te rrezikosh sadopak, në zëvendësimin e Kumbullës duhej ndryshuar modul, sepse kundërshtari po sulmonte në mënyrë sporadike me një lojtar.

Ekipi ishte pa ide, pa konkretizim, pa asnjeëlevizje , edhe rastet e krijuara erdhën nga rastësia. Ekipi filloj të sulmonte kur Bare po fillonte të bënte punën e Veselit duke u spostuar ne krahun e djathtë.  Seferi është një lojtar i adaptuar sepse nuk luan asnjëherë si sulmues i dytë, pika e tij më e dobët janë golat.

Nëse në mbrojtje luan me 3, sepse qëndërmbrojtesit luajnë në këtë mënyrë, Gjimshiti, Kumbulla, Dermarku, me ekipet e tyre luajne me 3 qendra!  Por sulmuesit ne ekipet e tyre luan ndonjëri me 3-5-2? Te gjithë sulmuesit qe ka në dispozicion luajnë me 4-3-3 ose 4-2-3-1 ne ekipet e tyre. E çuditshme me gjithë ato lojtar shtatëlart, nuk jemi asnjëherë të rrezikshëm në goditjet standarte.

Berisha- Kontrolloi mirë ato pak momente që u paraqitën.

Kumbulla- Jo në nivelin e tij, ndikoj lodhja. Nga 57′ Mihaj, paraqitja e mirë në qendër, Reja duhet ta kuptojë që s’duhet ta aktivizojë në krah.

Gjimshiti- Fitoj te gjitha duelet në mbrojte dhe u mundua te shtynte dhe përpara,

Abrashi- Ndeshje shumë e mire nga pitbulli ynë, pas minutës së 75, e pa që kundërshtari nuk ishte më i rrezikshëm.

Laçi- Lojtar normal, duhej te mbizotëronte ndaj kundërshtarit, nga min 63′

Çekiçi- Pak minuta me Kombëtaren, por ishte më i rrezikshëm se Laçi, duhet të besohet me shumë, duke ditur që pogradecari mund të zgjidhi ndeshjen me një goditje dënimi, me një gjuajtje jashtë zone.

Bare- Tjetër ndeshje e mirë, nga mesfushori ynë, fitonte çdo dyluftim, në manovrat sulmuese, pas. Minutës së 80 zhvendoset në krah, për të bërë punën e Veselit.

Veseli- Në Euro 2016 i besuan më shumë se Gjimshitit,  duke lënë këtë te fundit jashtë listës së Europianit dhe duke marrë Veselin, koha tregoj se trajnerët gabuan. Tashmë po i besohet më shumë se lojtarëve të tjerë që luajnë në atë pozicion, si Roshi, Doka, etj. Shpresojmë qe mos te gabohet përsëri. Por paraqitjet në dy ndeshjet e fundit lënë shumë për të dëshiruar.

Lenjani- Si gjithmonë u mundua të bëj mirë në krahun e tij, por edhe atij nuk i shkon shumë për shtat kjo vendosje. Nga min 46′ Trashi, impakt tjetër me lojën, mundohet të shtyj, të avancojë përpara, kroson mirë, mëkat rasti i humbur.

Seferi- Dëshira nuk i mungon, por ndoshta cilësia, lojtar punëtor, por në shumicën e rasteve ishte i keq pozicionuar, ndodhej në të njëjtin vend me Brojën, kur në të vërtetë duhej të sulmonte  hapësirat mbrapa shpinës se mbrojtësve, sic ndodhi ne rastin që humbi, i pafalshëm, hera e dytë në dy ndeshje. Manaj min 78′ pak topa dhe pak minuta, asgjë nuk mund të bëj.

Broja- Lojtar me të ardhme të sigurt, por është akoma shumë i ri për te marrë mbi shpatulla një komb të tërë. Sipas mendimit tim, Broja do ndihej më mirë në sulm , nëse do kishte partner ndonjë si Cikalleshi apo Balaj.

Vrioni-57′ u mundua, cilësitë i ka, ato pak raste që u krijuan erdhën falë lojes së tij, duke fituar dyluftimet dhe duke dërguar topin nëpër krahë.

Shqipëria ka 3 ndeshje pa shënuar siç ndodhte në kohën e Panucit, në vitin 2018. Nuk jam aspak dakort që Reja po zbulon talente, i dashur mister, lojtarët që luajnë në Seria A e ke detyrim ti grumbullosh se skemi luksin ti lëmë jashtë jashtë ekipit, sepse luajnë në nivele të larta. Rinovim apo zbulim do ishte nëse do grumbullohej ndonjë lojtar nga kampionati shqiptar apo nga ndonjë kampionat i pa njohur, si në kohën e De Biazit dhe jo me Marash Kumbullën që njihet nga gjithë Europa.

Shqipëria nëse nuk del e para ne grup atëherë me gjithë respektin për karrierën e gjatë dhe të lavdishme të trajnerit, do të ishte dështim! Dhe ne dështim dihet se kush largohet. Nuk ka justifikime me rinovim rinovim ekipi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online