VIDEO/ Mbyllen ndeshjet! Tirana e feston si në “Squid Game” lojën ndaj Egnatias, Kukësi i heq dëshirën Kastriotit për futboll me…6 gola!

Tirana dhe Kukësi kanë treguar forcën e tyre në dy ndeshjet e para të ditës së sotme. Bardheblutë ia dolën që të fitonin ndaj Egnatias në një transfertë të vështirë me shifrat 0-2. Ekipi nga Rogozhina po drejtohej nga Përparim Daiu, pas shkarkimit të Maganit. Seferi do të humbiste disa mundësi të mira në nisje të takimit, por që falen pas pasimit të mrekullueshëm që dha në asistin e Ismajlgecit.

E majta e mbrojtësit do të shkonte në cepin e rrjetës në minutën e 39. Menjëherë nisi edhe festa si në “Squid Game”, ku lojtarët kanë ngrirë për një moment. Ndeshja është përmbyllur në fundin e pjesës së parë. Portieri i Egnatias bëri një gafë të pafalshme pas një gjuajtje lehtësisht të kontrollueshme të Seferit. Ngo ishte aty për të përfituar dhe nuk mund të gabonte duke e ndalur topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Kukësi i ka hequr dëshirën Kastriotit për të luajtur futboll mes…një lojtari dhe 6 golave. Fejizhao ka arritur që të shënojë 3 gola i vetëm dhe për më tepër, 2 prej tyre me kokë, megjithëse është lojtari më i shkurtër te verilindorët, 1.69 cm i gjatë. Nga një gol për Milunovic, Gjelbrim Taipi dhe Lulaj, Kukësi tregoi forcën me fitoren 1-6. /Sport Ekspres/

Egnatia-Tirana 0-2 Ismajlgeci 39′, Ngo 45′

45′ Seferi tenton nga distanca me një gjuajtje në dukje e pashpresë. Duriç gabon në kontrollin e topin dhe i fal golin Ngo, që duhet ta shtyj drejt rrjetës.

39′ Pasimi i mrekullushëm i Seferit me thembër që nxjerr Ismajlgeci afër zonës. E majta e mbrojtësit ndalet në rrjetë. Festa është e veçantë pasi festohet me ngrirjen e lojës dhe filmit më të famshëm, Squid Game.

Egnatia: Duriç; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Telushi, Çyrbja, Iseni; Shtubina; Xhekson, A. Magani

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci; Totre, Limaj, Najdovski; Gjumsi, Ngo, Seferi

Kastrioti-Kukësi 1-6 Mudrazija 78’/ Feizhao 24′, 51′, 77′, Milunovic 42′, Taipi 86′, Bruno Lulaj 90′ p

51′ Tjetër krosim i saktë në zonë dhe Fejiao dërgon topin në rrjetë me kokë. Vetëm 1.69 cm dhe më shtatshkurtëri i Kukësit, por sot ka shënuar dy gola me kokë.

42′ Gabim i madh në qendrën e mbrojtjes te Kastrioti. Milunovic del përballë Vatës dhe e kalon portierin e Kastriotit, Kastrioti-Kukësi 0-2.

24′ Vjen krosimi nga Ndreca në krahun e majtë dhe Fejizhao godet me kokë duke gjetur cepin e rrjetës.

Kastrioti: Vata; Neziri, Husein, Karakaçi, Rami; Onanuga, Greca, Basha, Prodani, Ajazi; Okebugu

Kukësi: Tafas; Domi, Lulaj, Hila, Ndreca; Sh. Taipi, Gj. Taipi, Sula; Feizhao, Milunoviç, E. Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online