VIDEO/ I papërmbajtshëm! Shihni se çfarë bën Leao te Milani, nuk e ndal dot as Veseli për golin e parë
Milani duket se do të luftojë për titullin kampion në këtë sezon të Serisë A. Kuqezinjtë kanë ecuri pozitive në kampionat dhe gjithashtu janë rikthyer në garë për kualifikim në Champions League. Në ditën e sotme ekipi i Pilot po luan ndaj Salernitanës dhe duheshin vetëm 5 minuta, për golin e parë.
E gjitha kjo për meritë të Leaos që është rritur ndjeshëm në nivel. Një shkëputje në krahë mes shpejtësisë së madhe që dëshmon më së miri vlerat e tij, ndërsa as Veseli që po luan si titullar me Salernitanën nuk arriti që të ndalte pasimin e Leaos për te Kessie, nga ku do të vinte edhe realizimi i Milanit. /Sport Ekspres/
GOOAL KESSIE pic.twitter.com/60Drjv6vwj
— Milan Posts (@MilanPosts) December 4, 2021